Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e barrikadave, rriten masat e sigurisë
English

Heqja e barrikadave, rriten masat e sigurisë

Mitrovicë, 17 tetor 2011, NOA - Veriu i Kosovës po i kalon 24 orët e radhës nën ethet e paralajmërimeve të KFOR-it për heqjen e barrikadave nëpër rrugë, të vendosura nga serbët lokalë, nën udhëheqjen e strukturave paralele. Ndërsa KFOR-i është në pritje të reagimeve të serbëve për heqjen e barrikadave deri nesër, kur edhe skadon afati i shtyrë, përfaqësuesit e këtij komuniteti i kanë vazhduar konsultimet dhe përmes mediave lokale i kanë dërguar mesazhe tejet negative KFOR-it. Zyrtarë të KFOR-it kanë deklaruar se forca paqeruajtëse e ka deklaruar tashmë vendimin e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Drevs, i cili ka shtyrë kohën për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë kështu më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore. “Nuk kemi se çka të shtojmë diçka të re me atë që është thënë në komunikatën e djeshme”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki. Ndërsa është në pritje të vendimeve të serbëve të veriut për heqjen e barrikadave, KFOR-i zotohet se misioni i forcës paqeruajtëse është ta ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Policia e Kosovës konfirmon tubimin e rreth 500 personave në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Në përpjekje të mbrojtjes së barrikadave nëpër rrugë, përfaqësuesit e serbëve kanë dërguar atje edhe fëmijë dhe të moshuar. a.q/NOA

KOMENTE