Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot pretenca për 29 të pandehurit e superprocesit Gërdeci
English

Sot pretenca për 29 të pandehurit e superprocesit Gërdeci

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA – Gjyqi ndaj të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit që u mori jetën 26 personave dhe lëndoi 300 të tjerë po shkon drejt fundit pas afro dy vjetësh kur nisi gjykimi. Sot në Gjykatën e Tiranës ashtu siç u paralajmërua dy javë më parë nga trupi gjykues do të jepet pretenca e Prokurorisë për 29 të pandehurit. Prokuroria do të lexojë pretencën vëllimore prej 500 faqesh ku do të japë edhe masat e dënimit për të 29 të pandehurit e këtij supergjyqi, të cilët si për ironi të fatit janë të tërë të lirë. Dy javë më parë prokurorët e Gërdecit kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e dosjes për shkak të vëllimit të çështjes dhe numrit të madh të të pandehurve. Për shkak të tejzgjatjes së çështjes të 29 të pandehurit e superprocesit të Gërdecit, mes të cilëve të akuzuarit kryesorë Mihal Delihorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli e Sokol Ngjeçi që kanë dalë nga qelitë pak muaj më parë mund të dënohen me kohën e paraburgimit dhe me gjobë, ndërkohë që shpërthimi i tmerrshëm i 15 marsit të vitit 2008 në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec u mori jetën egërsisht 26 të pafajshmëve dhe plagosi 300 të tjerë, të cilët çmontonin armë në mënyrë primitive në një fabrikë rreth 25 km në vijë ajrore nga kryeqyteti. mit/NOA

KOMENTE