Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interpelanca, Balla: Ministri Pollo të japë dorëheqjen
English

Interpelanca, Balla: Ministri Pollo të japë dorëheqjen

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla akuzoi ministrin e Informacionit dhe Teknologjisë së Informacionit Genc Pollo se ka kryer shkelje ligjore duke marrë rryshfet 2.1 milion euro. Duke folur në interpelancën e kërkuar nga ai vetë, deputeti socialist e akuzoi ministrin Pollo se i ka shkaktuar arkës së shtetit 15 milion euro defiçit. “Ti merresh vesh kur gënjen se të skuqen veshët”, i tha Balla, ministrit Pollo, ndërsa e pyeste për dërgimin e parave të përfituara në banka të huaja, për të cilat deputeti socialist dha edhe prova. Më tej gjatë fjalës së tij deputeti Balla tha se këto shkelje ministri i Informacionit i ka kryer duke dhënë liçenca falas pa i kaluar më parë në tendera, që faktojnë se ai ka futur në xhep miliona para. Balla lexoi prova që tregonin se shkeljet ishin kryer duke i dhënë leje ekskluzive për shtrimin e kabllove të internetit në Shqipëri kompanive të preferuara, duke ndaluar marrjen pjesë në tendera të kompanive shqiptare. “Kjo qeveri ka dështuar me rrjetin e internetit në çdo shkollë. Vetëm 3 përqind e celularëve të shqiptarëve mund të suportojnë eksesin përmes tyre në internet”, deklaroi Balla duke i kërkuar qeverisë të mos gënjejë qytetarët shqiptarë. Balla akuzoi qeverinë se po vë në rrezik sigurinë e informacionevenjë vendi anëtar të NATO-s, duke nënvizuar po ashtu se mosha e internetit është një gënjeshtër pasi çmimi i internetit është rritur disa herë. Balla i kërkoi ministrit Pollo të japë dorëheqjen për shkak të këtyre shkeljeve galopante. Sipas Ballës kryeministri ka shumë fakte për ta shkarkuar ministrin Genc Pollo, porse nuk e bën për shkak të korrupsionit qeveritar. Ndërkohë seanca po vijon me projektligjet e tjera në rendin e ditës, ku mes të cilëve është rikthyer vetëm një prej ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave, ai për Gjykatën Administrative që ligjërisht është pr/ligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, i cili është i pesti në listën e rendit të ditës së Kuvendit. mit/NOA

KOMENTE