Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lind “Aleanca kundër importit” të plehrave
English

Lind “Aleanca kundër importit” të plehrave

Tiranë, 23 tetor 2011, NOA - Krijohet aleanca kundër importit të mbetjeve në vendin tonë. Një grup ambientalistësh dhe intelektualësh nga organizata dhe shoqëri të ndryshme civile shpallën krijimin e “Aleancës kundër importit të plehrave”, që ka si qëllim kryesor të saj ndalimin e importit të mbeturinave në Shqipëri. Njëri nga nismëtarët e kësaj lëvizje, Blendi Kajsiu deklaroi se do të ushtrohet presion qytetar dhe ligjor mbi vendimarrësit, për të ndaluar importin e këtyre lëndëve që rrezikojnë jetën e shqiptarëve. “Qëllim kryesor është ndalimi i importit të plehrave në Shqipëri, duke kërkuar me këmbëngulje eliminimin e nenit 49 të ligjit “për menaxhim e integruar të mbetjeve. Duhet të ndalojmë një herë e përgjithmonë importim e lëndëve që i ofrojnë fitime të mëdha një pakice të vogël në kurriz të ambientit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Kajsiu. Ambientalisti Lavdosh Ferruni në fjalën e mbajtur u shpreh se gjendja në të cilën ndodhet mjedisi në vend nuk mund të përballoj edhe importin e mbetjeve. Importi i mbetjeve ka shkaktuar mjaft debate pasi është kundërshtuar prej ambjentalistëve si një rrezik për mjedisin në vend. a.q/NOA

KOMENTE