Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmitari: Në sytë e Arid Ukës nuk pashë urrejtje
English

Dëshmitari: Në sytë e Arid Ukës nuk pashë urrejtje

Ushtari i Shteteve të Bashkuara, Trevor Bruer, që e ka mbijetuar sulmin, nga i cili më 2 mars u vranë dy kolegë të tij, tha se ai e kishte shikuar vrasësin në fytyrë dhe kishte parë “urrejtje në sytë e tij”.

Ushtari Bruer, 23 vjeçar, ishte në autobusin e forcave amerikane në aeroportin e Frankfurtit, kur Arid Uka, shqiptar nga Kosova, filloi me të shtëna. Bruer mbeti i palënduar pasi revolja e Arid Ukës u bllokua.

“Në punën time, ne presim rreziqe”, tha ai dhe shtoi se “ne nuk e kemi pritur këtë në Evropë ose Amerikë”.

Arid Uka, 21 vjeçar, e ka pranuar vrasjen, në muajin gusht, kur pat filluar procesi kundër tij.

Por, sipas ligjeve gjermane, gjykata ende duhet t’i dëgjojë të gjitha dëshmitë.

Më 2 marsaeroportin e Frankfurtit, Arid Uka i vrau ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeçar, dhe Zakari Kudebak, 21 vjeçar, dhe plagosi ushtarët Kristofer Shneider dhe Edgar Veguilla.

Pos për vrasjet, ai akuzohet edhe për tentim vrasjeje. /rfe/

KOMENTE