Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fyle po përgatit letrat kthyese për Shkupin
English

Fyle po përgatit letrat kthyese për Shkupin

Shkup, 26 tetor 2011, NOA- Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle është duke përgatitur përgjigjet për të gjitha letrat e pranuar nga institucione dhe asociacione të ndryshme nga Maqedonia.

Një numër i madh i asociacioneve joqeveritare, kulturore, arsimore dhe sportive i kanë shkruar letra eurokomisionerit Fyle, ku është shprehur shqetësimi dhe reagimi i tyre lidhur me raportin e progresit të KE-së, i cili nuk ka përfshirë mbiemrin “maqedonas”. Reagimet ishin se me mospërdorimin e emërtimit “maqedonas”, KE ofendon dhe diskriminon identitetin dhe vlerat trashëgimore të popullit maqedonas. Nga zyra e eurokomisionerit Fyle theksojnë se do të sqarohet sërish pozicioni i KE-së lidhur me këtë çështje, që sipas tyre edhe më parë është e sqaruar. Kjo çështje është komentuar dhe ka nxitur debate të brendshme politike në Maqedoni, derisa në Bruksel nuk ka pasur komente. Ndërkohë, reagimeve sot i është bashkëngjitur edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) e cila ka shprehur reagimin e saj kundër eurokomisionerit Fyle, lidhur me mospërdorimin e mbiemrit “maqedonas”. Komisioni Europian u rreshtua kundër fakteve, duke mohuar trashëgiminë shekullore të popullit maqedonas.

(INA)/NOA

Në foto: Stefan Fyle

KOMENTE