Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoxhaj në Finlandë: Rruga e Kosovës drejt BE
English

Hoxhaj në Finlandë: Rruga e Kosovës drejt BE

Prishtinë, 26 tetor 2011, NOA- Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , i shoqëruar nga Zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, kanë udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë.

Ministri Hoxhaj dhe Zëvendësministri Gashi, të enjten, do të takohen me Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Erkki Tuomioja si dhe me Kryetarin e Parlamentit Finlandez, Eero Heinaluoma.

Ministri Hoxhaj, po ashtu do të takohet me Nënsekretaren e Shtetit finlandez, Anne Sipilainen, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin dhe zhvillim të politikave.

Finlanda e konsideron Kosovën shtetin më të rëndësishëm partner në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e proceseve të zhvillimit dhe kooperimit.

Ministri Hoxhaj do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin e Helsinkit, me titull “Rruga e Kosovës drejt BE-së”.

a.y/NOA

Në foto: Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

KOMENTE