Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Kroacia ndihmë për integrimin, nga përvoja e vet
English

Jahjaga: Kroacia ndihmë për integrimin, nga përvoja e vet

Zagreb, 26 tetor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot Presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviç, gjatë qëndrimit të saj në Zagreb, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për rolin e gruas në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Evropës Juglindore, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Gjatë këtij takimi Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Kosovës me Kroacinë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy shteteve. Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tij Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, i shprehu përkrahjen e vendit të tij për axhendën evropiane të Kosovës. Josipoviç theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës, ekonomisë etj. Ai tha se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, duke u nisur edhe nga përvojat që shteti i tij ka kaluar në këtë rrugë. a.y/NOA

KOMENTE