Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: FMN rrëzoi Fullanin
English

Braçe: FMN rrëzoi Fullanin

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e mbajtur në parlament tha se vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar foli për kreditë e këqija dhe likuiditetin e bankave në Shqipëri. “Si rrjedhojë e kredive të këqija, borxhi ka arritur në rreth 19 milon dollarë ku 1 në çdo 5 qytetarë ka marrë borxh, ndërsa 7 vite më parë në kohën kur Guvernatori i Bankës Ardian Fullani mori detyrën 1 kredimarrës kishte probleme me kredinë e tij në 50 kredimarrës. Kam 6 muaj që dëgjoj Guvernatorin Fullani dhe aty mungon transparenca dhe fjalët e tij shoqërohen me hije pasi ka banka me humbje që operojnë në Shqipëri dhe nuk bëjnë tjetër veçse thellojnë borxhet për shqiptarët gjë që u tha dhe nga FMN”, u shpreh Braçe.

Sipas tij, nominimi i Fullanit për tu rizgjedhur sërish në atë post është një nominim politik dhe kriminal dhe për mbajtjen në këmbënjë grupi bankash parazite duke shtuar është një nominim i provuar dhe i dështuar që çon në krizë. Ndërsa lidhur me nominimet e tjera ai tha se ato janë klienteliste dhe se nuk i shërbejnë Bankës së Shqipërisë.

a.y/NOA

Në foto: Deputet i PS Erion Braçe

KOMENTE