Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri sot në interpelancë për situatën në veri
English

Kryeministri sot në interpelancë për situatën në veri

Prishtinë, 27 tetor 2011, NOA – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është thirrur sot nga Kuvendi për një interpelancë, ku lajtmotiv do të jetë situata në veri të Kosovës. Debati në seancën plenare pritet që të përfundojë edhe me një qëndrim të Kuvendit. Kërkesa për interpelancë për veriun ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca bëri me dije se gjatë kësaj interpelance do të kritikohet Qeveria për qasje joserioze ndaj veriut, ndërkohë që do të ketë edhe një mocion, që do të hidhet në votim. Konjufca shtoi se Qeveria e Kosovës në vend që të sillet qeveri e një shteti të pavarur dhe sovran, më shumë po sillet si zëdhënëse të KFOR-it. Kosovapress/NOA

KOMENTE