Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbahet forumi i parë i biznesit Shqipëri - Brazil
English

Mbahet forumi i parë i biznesit Shqipëri - Brazil

Sao Paolo, 29 tetor 2011, NOA - Në vazhdim të vizitës zyrtare në Brazil, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në forumin e parë të Biznesit Shqipëri-Brazil, i cili u mbajt në Sao Paolo. Gjatë qëndrimit në Sao Paolo, Haxhinasto pati takime me përfaqësues të FIESPA ( Federata e Industrisë e Shtetit të San Paolos) dhe të Shoqatës së Konsujve në Brazil.

“Shqipëria ka krijuar një klimë të favorshme për biznesin e huaj dhe atë vendas. Kjo bazohet në një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe në një performancë ekonomike që është vlerësuar edhe nga institucione ndërkombëtare. Ekonomia shqiptare është një ekonomi e konsoliduar dhe mjaft dinamike, e cila ofron mundësi investimi dhe bashkëpunimi për biznesin brazilian”, tha ministri Haxhinasto.

Gjatë qëndrimit në Sao Paolo, z. Haxhinasto pati takime në Shoqatën e Konsujve të Brazilit, si dhe me Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Bazil. Po ashtu, z. Haxhinasto mori pjesë edhe në disa aktivitete të organizuara nga Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Brazil.

a.q/NOA

KOMENTE