Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Mbikqyrës i Bankës, votohen kandidatët
English

Këshilli Mbikqyrës i Bankës, votohen kandidatët

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA- Seanca e stërgjatë parlamentare e ditës së sotme, pas shumë debatesh ka gjetur fund dhe nëpërmjet votës së ligjvënësve shqiptarët janë votuar edhe gjashtë propozimet për anëtarë të bordit të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani është emri i parë i miratuar me votat e maxhorancës, më pas kandidati Petraq Milo i cili ka mbajtur pozicionin e këshilltarit pranë Kryeministrit dhe Elisabeta Gjoni e cila aktualisht mban pozicionin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Krahas tyre janë miratuar edhe emrat e Dhori Kules, Rektori i Universitetit të Tiranës, Ela Golemi drejtoresha rajonale e një banke private, e propozuar nga Grupi Parlamentar i LSI-së dhe në fund deputetja socialiste Ermelinda Meksi, e cila pas marrjes së kësaj detyre, mandati i saj i kalon një deputeti të ri, djalit të deputetit të vrarë socialist Fatmir Xhindi, 24-vjeçarit Anduen Xhindi.

Në përfundim të votimeve kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cilësoi zonjën Meksi si një nga politikanet e para dhe me kontribut madhor në parlament dhe në Partinë Socialiste, si një politikane serioze dhe të përgatitur.

a.y/NOA

KOMENTE