Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia - qytetarëve: Kujdes me mashtruesit e ujit
English

Policia - qytetarëve: Kujdes me mashtruesit e ujit

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA – Policia e kryeqytetit ka sekuestruar një punishte e cila merrej me prodhimin, amballazhimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në bidona 20 litrosh, pa plotësuar kushtet për prodhim dhe shitje.

Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej në ambjentet e një minipunishte, e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” në bodrumin e një banese, e cila nuk plotësonte asnjë standart dhe kushte për prodhimin, amballazhim dhe tregëtimin e ujit të pijshëm.

Për pasojë do të ndiqet penalisht Mirel Shaqir Muzhika, 26 vjeç, adminitrator i subjektit “Alo Uji”, i cili përdorte fatura tatimore të fallsifikuara, të cilat u a jepte subjekteve në momentin e shitjes së ujit. Njëkohësisht, aktiviteti i tij figuron i parregjistruar dhe i pa deklaruar në organet tatimore.

Nga hetimet e kryera rezulton se, ky aktivitet i paligjshëm, përfitohej shuma e parave prej 30.000 lekë të rinj, në një ditë, aktivitet i cili shtrihej dhe tregohej në një sërë subjektesh apo banesa në Kryeqytet.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në blerjen e ujit të pijshëm dhe konsumim e tij pa dëmtuar shëndetin dhe jo në blerjen e ujit të paliçensuar.

a.q/NOA

KOMENTE