Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ban Ki Moon: Veri i Kosovës, rrezik për Ballkanin
English

Ban Ki Moon: Veri i Kosovës, rrezik për Ballkanin

E dielë, 6 nëntor 2011, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka dorëzuar raportin tremujor për situtaën në Kosovë.

Një pjesë të konsiderueshme të raportit Shefi i OKB-së ia ka kushtuar edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Raporti përmban edhe një pjesë në të cilin pasqyrohet aktiviteti i EULEX-it gjatë muajve të fundit.

“Zhvillimet në Kosovën veriore shërbejnë si përkujtues i fuqishëm se çështjet e pazgjidhura përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, shkruan Ban Ki Moon.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të debatohet në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit që është caktuar të mbahet më 29 nëntor. Këtë muaj Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kryeson Portugalia.

“Unë jam i shqetësuar jo vetëm për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në terren si rezultat i zhvillimeve të fundit, por gjithashtu edhe për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike anembanë Kosovës, polarizimin e qëndrimeve politike si dhe zgjerimin e hendekut mes komuniteteve në veri dhe në jug të lumit Ibër”, ka shtuar ai.

a.q/NOA

KOMENTE