Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I kapet makinë e vjedhur në Serbi, paditet 65-vjeçari
English

I kapet makinë e vjedhur në Serbi, paditet 65-vjeçari

Elbasan, 7 nëntor 2011, NOA – Një 65-vjeçar është paditur nga policia pasi ka rezultuar se automjeti që ai kishte në përdorim është i vjedhur. Padia ka filluar në ngarkim të Ramazan Rreshkës, lindur e banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan. Pas kontrollit që bëri policia rrugore në dokumentacionin e makinës tip “Golf” Wolsvagen me targa EL 7436 A, rezultoi se ky mjet ishte i vjedhur në vitin 1998 në Serbi.

Makina iu sekuestrua, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike’, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE