Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demokratizimi, Arvizu: E shkuara nuk justifikon dështimet e sotme
English

Demokratizimi, Arvizu: E shkuara nuk justifikon dështimet e sotme

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA – “Demokratizimi nuk është një proces i lehtë, veçanërisht për një vend si Shqipëria, që ka jetuar për disa breza në një regjim autokratik”, deklaroi sot ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Gjatë konferencës me titull “Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, zoti Arvizu theksoi se e shkuara nuk duhet përdorur si justifikim për dështimet e sotme të politikës shqiptare.

“E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave, që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më, si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara”, deklaroi ambasadori i SHBA-së.

Diplomati amerikan nënvizoi se integrimi në familjen evropiane është një përgjegjësi kolektive dhe do të jetë përfitim i përbashkët, andaj ai inkurajoi politikën shqiptare të bashkëpunojë dhe të dialogojë në mënyrë konstruktive për të vënë në jetë reformat për demokratizimin e mëtejshëm të vendit.

mit/NOA

KOMENTE