Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto – Westerwelle: Politika të zbatojë udhëzimet e BE-së
English

Haxhinasto – Westerwelle: Politika të zbatojë udhëzimet e BE-së

Berlin, 9 nëntor 2011, NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, me 8-9 nëntor 2011.

Lidhur me situatën në Shqipëri, Haxhinasto tha se ka patur zhvillime pozitive, duke nënvizuar angazhimin e opozitës në parlament, si dhe arritjet në fushën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik.

“Raporti i Komisionit Evropian,- tha ai,- është një Plan Veprimi, realizimi i të cilës zhvillon reformat në drejtim të integrimit evropian. Këto zhvillime, tha ai, besoj se do të merren ne konsideratë në takimin e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE-së”.

Ministri Westerwelle tha se është në interesin strategjik të Evropës integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është dëshmuar me Kroacinë dhe Gjermania ka një rol të rëndësishėm në këtë drejtim, rol të cilin do ta vazhdojë edhe me vendet e tjera. “Rajonin, - tha ai, - e shohim të një rëndësie strategjike në drejtim të proceseve të zgjerimit të BE-së”.

Lidhur me raport-progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ai tha se raporti duhet të konsiderohet si një udhërrëfyes për politikën shqiptare, për hapat e mëtejshëm në drejtim të integrimit të BE-së.

a.q/NOA

KOMENTE