Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
English

Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime

Tiranë, 10 nëntor, NOA - Kreu i ekipit të posaçëm të caktuar nga Bashkimi Evropian për hetimin e akuzave për trafik organesh, Clint Uilliamson, ka mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku gjatë dy ditëve të ardhshme, ai do të diskutojë dokumentin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi këtë trafik.

Lajmi i bërë me dije nga mediat serbe, konfirmon ndër të tjera sesi prokurori i caktuar nga pala evropiane, do të verifikojë me palën shqiptare, akuzat e ngritura mbi trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe veri të Shqipërisë në vitin 1999 dhe 2000, gjatë konfliktit Serbi-Kosovë.

Bëhet gjithashtu me dije se Uilliamson ka kryer tashmë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pasi ai ka vlerësuar se hetimi do të jetë shumë kompleks dhe delikat, e se do të marrë shumë kohë për të përfunduar me sukses.

Në raportin e tij, Dick Marty paraqiti shumë fakte për përfshirjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, në trafikun që ai e ka cilësuar si monstruoz, të organeve të civilëve serbë të rrëmbyer nga luftëtarët kosovarë.

n.e/NOA

KOMENTE