Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, kapen 90 mijë euro kokainë
English

Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, kapen 90 mijë euro kokainë

Teramo, ITALI, 13 nëntor 2011, NOA - Policia italian ka arrestuar pesë shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike. Arrestimi ka ndodhur dje në qytetin e Teramos. Në pranga kanë rënë Gjovalin Ndoj, 27 vjeç, Fiqiri Dedej, 54-vjeç dy djemtë e tij Denis Dedej 26 vjeç dhe Roland Dedej 23-veç dhe Nerxhina Kekerri 21 vjeç.

Pesë shqiptarëve u është sekuestruar një sasi prej rreth 600 gramësh kokainë, e barabartë me një sasi prej 2400 dozash, me vlerë rreth 90 mijë euro.

Fillimisht policia ka rënë në gjurmët e njërit prej shqiptarëve, Gjovalin Ndoj, për të cilin kishte dyshime për trafik droge, raporton Agjencia NOA. Kur agjentë e anti-dogës italiane kanë qenë të sigurt se në makinën e tij Ndoj kishte drogë, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kontrollin.

Ndoji është ndaluar në rrugën e Teramos, taksa ka qenë duke udhëtuar në një makinë “Volksvagen Passat”. 27 vjeçari që jetonte në Itali me dokumente të rregullat kishte fshehur në sedijen e makinës 400 gramë kokainë të pastër. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Ndoj, u arrestua pak minuta pasi kish dalë nga shtëpia ku jetonin 4 shqiptarët e tjerë. Kjo gjë ka bërë që karabinierët të shkojnë menjë herë në banesën, ku ishte furnizuar.

Pas rrethimit të banesës është bërë dhe arrestimi i pesë personave të tjerë. Ndërkohë që vajza 21-vjeçare Nerxhina Kekerri, në momentin e hyrjes së policisë ka flakuar rreth 230 gramë kokainë nga dritarja për të fshehur gjurmës. Droga është marrë më pas nga karabineirët.

Pas arrestimit, pesë shqiptarët janë mbyllur në burgun e Castrognos në pritje të gjyqit.

a.k/NOA

KOMENTE