Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i Francës në Kosovë, debat me qytetarët e Gjakovës
English

Ambasadori i Francës në Kosovë, debat me qytetarët e Gjakovës

Gjakovë, 14 Nëntor 2011 NOA - Ambasadori i ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës, Jean François Fitou do të qëndrojë të martën më 15 nëntorGjakovë ku për herë të parë do të përballet në një debat direkt me qytetarët, raporton agjencia e lajmeve NOAKosova.al.

Burime zyrtare nga Komuna e Gjakovës konfirmuan se ambasadori Fitou do të vijë nesër dhe do të pritet nga kryetari i komunës, Pal Lekaj.

Pas këtij takimi, në ora 16.00, në sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet një debat me qytetarët për çështje të hapura.

Mësohet se temat e nxehta të debatit me pyetje-përgjigje për ambasadorin e një prej vendeve më kryesore të Unionit Evropian pritet të jenë ato që lidhen me riatdhesimin e shqiptarëve të Kosovës nga vendet e Unionit, liberalizimi i vizave dhe kërkesat e shumta për azil që shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët matanë kufirit, kanë bërë në vendet e Unionit për të fituar azil politik.

Investimet evropiane dhe konkretisht ato franceze por edhe çështja e Mitrovicës si dhe qëndrimi francez dhe në tërësi ai i Brukselit për të ardhmen e dialogut me Beogradin, do të jenë temat e tjera të hapura në debatin me qytetarë.

a.b/NOA

KOMENTE