Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Labrador, heroina e 9/11 është me artrit
English

Labrador, heroina e 9/11 është me artrit

Nju Jork, 14 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Bailey, është një labrador femër, që ka ndihmuar në gjetjen dhe grumbullimin e trupave të viktimave të sulmit të 11 shtatorit.

Qenushja heroinë e asaj tragjedie i është nënshtruar një terapie me qeliza embrionale pasi vuante nga artriti.

Bailey është 14 vjeçe dhe duhet theksuar se është kuruar gratis nga veterinerët e “Companion Anomal” në spitalin e Goodlettsville, në Tennesse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjekët hequr qeliza nga indet e kafshës dhe më pas kanë injektuar qelizat në artikulime për të pasur një rritje sa më të shpejtë të kërceve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Padroni i Bailey, Keith Lindley, ishte në shërbim si një zjarrfikës gjatë atentatit të 2001, kur iu kërkua ndihma për të kërkuar viktimat, në sajë edhe të ndihmës së qenit.

r.b/NOA

KOMENTE