Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e re, Monti zgjedh ekspertët, larg politikës
English

Qeveria e re, Monti zgjedh ekspertët, larg politikës

Romë, 16 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Pas një takimi të gjatë më presidenti Napolitani, profesor Mario Monti ka thyer pritjen dhe ka vendosur të pranojë postin e kryeministrit të ri të Italisë, pas dorëheqjes së Silvio Berluskonit.

Monti ka prezantuar publikisht edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ku bie në sy fakti se çështjet ekonomike i janë lënë në dorë teknikëve duke lënë mënjanë emra politikanësh. Kështu, vetë kryeministri i ri Mario Monti, i njohur për kontributin e tij në ekonominë evropiane, do të jetë edhe ministri i ri i ekonomisë, ndërsa kabinetit pritet të bëjë betimin në Presidencë sot në orën 17.00. Ajo çka bie në sy është besimi që Monti u ka dhënë ministreve femra për poste me rëndësi si drejtësia, apo ministria e brendshme.

Agjencia NOA.al sjell edhe përbërjen e qeverisë Monti:

1.Mario Monti, kryeministër dhe ministër i ekonomisë

2. Anna Maria Cancellieri, ministër i brendshëm

3. Paola Severino, ministër i drejtësisë

4. Giampaolo Di Paola, ministër i mbrojtjes

5. Corrado Passera, ministër i zhvillimit ekonomik

6. Giulio Terzi di Sant'Agata, ministër i jashtëm

7. Francesco Profumo, ministër i arsimit

8. Lorenzo Ornaghi, ministër i kulturës

9. Mario Catania, ministër i bujqësisë

10. Renato Balduzzi, ministër i shëndetsisë

11. Enzo Moavero Milanesi, ministër për marrëdhëniet me BE

12.Elisa Fornero, ministre e punës

13. Corrado Clini, ministër i mjedisit

14. Piero Gnudi, ministër i turizmit dhe sportit

15. Piero Giarda, ministër për marrëdhëniet me Parlamentin

Po kështu, Monti ka emëruar Antonio Catricalà në postin e nënsekretarit të Këshillit të Ministrave.

Kush është kryeministri i ri i Italisë?

Mario Monti, është një ekspert shumë i respektuar i ekonomisë ndërkombëtare. Ai është cilësuar si një person i matur dhe i rezervuar, pothuajse e kundërta e Silvio Berluskonit, një manjat i prirur për sjellje të bujshme dhe për t’u vendosur në qendër të vëmendjes, të cilin ai do të zëvendësojë.

Monti drejton universiteti prestigjioz Bocconi të Milanos. Ai ka siguruar mbështetjen e një grupi të gjerë bankierësh, politikanësh dhe analistësh ndërkombëtarë për aftësitë e tij si negociator dhe ekonomist, megjithëse nuk ka pasur asnjëherë detyrë politike si i zgjedhur. Zoti Monti u lind në qytetin verior italian të Varezes. Ai u diplomua në vitin 1965 nga Universiteti Bokoni i Milanos që konsiderohet djepi i përgatitjes së elitës ekonomike të Italisë. Ai shkoi për studime të mëtejshme në Universitetin Jellë dhe u përgatit nën ekonomistin nobelist amerikan Xhejms Tobin, i cili ka qënë një nga këshilltarët ekonomikë të presidentit Xhon Kenedi. Zoti Monti ka drejtuar Universitetin Bokoni që nga viti 1994, pikërisht atë vit që manjati i medias Berluskoni erdhi në pushtet. a.q/NOA

KOMENTE