Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dashuria e re e Jennifer Lopez, është i cmenduri Casper Smart
English

Dashuria e re e Jennifer Lopez, është "i cmenduri" Casper Smart

SHBA, 17 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Quhet Casper Smart dashuria e radhës e Jennifer Lopez. Vetëm katër muaj nga ndarja me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, JLo është fotografuar në shoqërinë e balerinit kalifornian, protagonist i pjesëve te njohura filmike si “Honey 2” dhe “Step Up 3D”.

Casper është një ekzibicionist i Club Boulevard në Los Angeles dhe bazuar në atë çka shkruhet në “Us Weekly”, ai korr një sukses të vërtetë me femrat, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Me sa bëhet e ditur ai ka performuar për Beyonce në MTV Music Awards dhe gjithashtu Casper duhet të ishte pjesë e kastit të balerinëve të pjesës filmike “This is it - World Tour” të Michal Jackson.

Megjithatë për momentin një burim tepër i afërt i çiftit, ka deklaruar se aktualisht nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

r.b/NOA

KOMENTE