Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama mbledh Asamblenë e re
English

Rama mbledh Asamblenë e re

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA – Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka thirrur në një takim të veçantë gjithë emrat e rinj që u bënë pjesë e forumit të larë të selisë rozë në zgjedhjet e kongresit të 5 nëntorit.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që një ditë më parë, Rama u ka dërguar një letër gjithë anëtarëve të Asamblesë, ku u kërkonte që të kontribuonin për fitoren e selisë rozë.

Takimi i sotëm pritet të jetë një njohje e anëtarëve të rijnë me kursin e ri të selisë rozë dhe kreut të saj Edi Rama. Ndërkohë që nuk është përcaktuar ndonjë datë për zgjedhjen e kryesisë së re të PS-së, e cila do të votohet nga Asambleja. Por para së Asambleja të arrijë në procesin e votimit të kryesisë, duhet që më parë të konstituohet dhe të zgjedh Kryetarin e saj, post i cili deri më sot mbahet nga Gramoz Ruçi.

a.k.NOA

Foto: Asambleja Kombetare e PS, (Arkiv)

KOMENTE