Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Tokio inaugurohet pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve
English

Në Tokio inaugurohet pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve

Tokio, 23 nëntor NOA - Në Tokio është prezantuar pema e Krishtlindjeve më e shtrenjta në mbarë botën. Instalimi i saj u krye nga një argjendar, Ginza Tanaka, që e ka vendosur këtë stoli prej 2 milionë dollarësh në dyqanin e tij dhe duhet theksuar se pema është e gjitha prej ari. Është e gjatë 2 metër e gjysmë, peshon 12 kilogram dhe dekorohet prej 50 orkide, secila me një vlerë prej 1 mijë e 500 dollarë. Janë gjashtëdhjeta pllaka në formën e zemrave të cilat janë plotësisht të arta dhe janë përdorur si zbukurime të pemës. Për sa i përket yllit të Krishtlindjeve në majën më të lartë të pemës, ai është krijuar dhe është i barasvlershëm për një shifër prej 65 mijë dollarësh. Për realizimin e të gjithë kësaj vepre janë dashur 15 artizanë dhe rreth katër muaj e gjysmë punë. Argjendaria, do të ekspozojë pemën e krishtlindjeve, më të shtrenjtën në mbarë botën deri më 25 dhjetor dhe sipas pronarit të dyqanit që në ditën e parë kanë qenë pothuajse 500 persona që janë bërë kureshtarë për ta parë. r.b/NOA

KOMENTE