Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provimi për patentën, bie në det bashkë me instruktorin
English

Provimi për patentën, bie në det bashkë me instruktorin

Kili, 22 nëntor 2011, NOA- Një kursante që ishte duke dhënë provimin për të marrë patentën, u bllokua befas në rrugë dhe e kapur nga paniku në vend që të frenonte e rriti më tej shpejtësinë.

Kjo ngjarje i ndodhi një gruaje e cila jo vetëm që nuk e mori patentën, por përfundoi në det së bashku meme instruktorin dhe makinën si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe.

Ky incident ndodhi në Kili në portin e Antofagastas, ndërsa dy pasagjerët fatmirësisht shpëtuan pa dëme.

“Një mjet tjetër i kishte bllokuar rrugën dhe ajo në vend që të frenonte e rriti më tej shpejtësinë”, rrëfeu një dëshmitar, por manovra e gabuar mund ti kushtonte jetën.

Makina në fakt përfundoi në disa metra thellësi e gruaja nuk po arrinte dot të hiqte rripin e sigurisë ndërsa mjeti fundosej në thellësi.

Në ndihmë të gruas u hodh një kalimtar i rastit i cili i nxori nga thellësitë e ujit e për rrjedhojë dolën të padëmtuar si gruaja edhe instruktori.

a.y/NOA

KOMENTE
  • hahahaha18:17 - 23 Nëntor 2011
    hhahahaha Nuk Jan Femrat Per Makin Joooooooooooooo :P