Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama- Fyle: Të avancohet me procesin e integrimit
English

Rama- Fyle: Të avancohet me procesin e integrimit

Bruksel, 24 nëntor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel u takua komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.

Mësohet se gjatë bisedës mes tyre Fyle është shprehur se, duhet të avancohet me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më tej ai ka theksuar se element kryesor për këtë proces është bashkëpunimi mes faktorit politik, pozitë-opozitë.

Ndërkaq në qëndrimin zyrtar të Komisionit Europian thuhet se takimi i kryesocialistit Rama me komisionarin për zgjerimin Stefan Fyle ishte pjesë e kontakteve të rregullta me forcat politike shqiptare në kuadrin e marrëveshjeve të fundit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe votimet e ligjeve me 3/5.

“Integrimi duhet të jetë axhendë kombëtare dhe politika shqiptare duhet të mbështesë axhendën europiane.Vlerësoj rolin e PS-së në integrimin e vendit dhe ritheksoj domosdoshmërinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë”, është shprehur Fyle gjatë takimit.

Komisoneri Fyle dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen gjithashtu mendime për situatën politike në vend.

a.y/NOA

KOMENTE