Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burrë e grua vdesin në shtëpi të asfiksuar nga gazi
English

Burrë e grua vdesin në shtëpi të asfiksuar nga gazi

Vlorë, 27 nëntor 2011, NOA – Pasditja e të dielës ka qenë fatale për një çift nga Vlora, të cilët janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në periferi të Vlorës, nga i biri, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Mësohet se dy viktimat janë 50-vjeçari Avni Bezhani dhe bashkëshortja e tij Myzejen Bezhani 49-vjeçe.

Ka qenë djali i dy viktimave, që i ka gjetur të vdekur prindërit e tij kur është kthyer në shtëpi.

Dyshohet se Avni dhe Myzejen Bezhani kanë gjetur vdekjen të asfiksuar nga gazi.

Djali i tyre ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimin e ngjarjes së rëndë.

Janë të shpeshta vdekjet si shkak i asfiksisë nga gazi, për shkak të përdorimit të parregullt të ngrohësve me gaz apo edhe të bombulave për të gatuar, aq më tepër që përdorimi i gazit është rritur për shkak se energjia elektrike ka çmim të shtrenjtë e nuk përballohet nga xhepat e konsumatorit.

mit/NOA

KOMENTE