Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapshticë, zbulohet 4 klandestinë kurdë në një kamion
English

Kapshticë, zbulohet 4 klandestinë kurdë në një kamion

Kapshticë, 26 nëntor 2011, NOA – Pas kapjes pak ditë më parë në Tiranë të 11 klandestinëve kurdëve të fshehur brenda një kamioni mallrash, zbulohen në Doganën e Kapshticës katër klandestinë kurdë të tjerë, të fshehur në një mjet transporti frutash, që tranzitonte nëpër Shqipëri me destinacion Malin e Zi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kapja e katër kurdëve, të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme u finalizua rreth orës 10.00, në pikën doganore të Kapshticës.

Ata dolën zbuluar gjatë kontrollit të mjetit frigoriferik me targë PGGB648/PG014, ku efektivët e doganës kishin dyshuar për praninë e njerëzve brenda mjetit.

Nga kontrolli i imtësishëm, në pjesën fundore të kamionit frigoriferik u zbuluan katër klandestinët e fshehur, me kombësi kurde dhe përkatësisht të moshave 20-25 vjeç.

Sipas dokumentacionit shoqërues, mjeti frigoriferik me targë PGGB648/PG014 transportonte portokalle nga Greqia përdrejt Malit të Zi, për llogari të firmës malazeze POP FRUIT DOD, duke tranzituar nëpër Shqipëri.

Dogana e Kapshticës bën me dije se klandestinët kurdë iu dorëzuan autoriteteve policore, ndërsa për drejtuesin e mjetit, shtetasin malazez Vatko Sekulic, u mor masa e ndalimit.

mit/NOA

KOMENTE