Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niset drejt Marsit, sonda “Curiosity”
English

Niset drejt Marsit, sonda “Curiosity”

Uashington, 26 nëntor 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sot drejt planetit Mars, sondën “Curiosity” (Kuriozitet), roboti më i sofistikuar i hedhur ndonjëherë në hapësirë për të zbuluar deri në fund a ka ekzistuar ndonjëherë apo mundet të ekzistojë jetë në planetin e kuq, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Misioni u nis me përpikmëri nga baza hapësinore amerikane në Kepin Canaveral në shtetin Florida, me një raketë “Atlas V”, e njëjta me të cilën, u hodhën në hapësirë sondat për njohjen e planetit të kuq në orbitë, që ndodhet aktualisht në Mars.

Misioni i ri hapësinor i NASA-s, për të cilin janë harxhuar plot 2,5 miliard dollarë është cilësuar si më ambiciozi i lëshuar ndonjëherë në Mars.

Anija “Curiosity” është e paprecedentë në llojin e saj.

Ajo peshon 9 kuintal, përfshin 80 kg pjesë shkencore, është e gjatë 3 m, dhe ka përmasat e një automjeti të vogël, por gjigant, krahasuar me dy sondat e tjera, që ndodhen aktualisht në sipërfaqen e planetit të kuq, si ajo “Spirit” dhe “Opportunity”, të gjata një metër e gjysmë dhe që peshojnë 174 kg, bashkë me 6,8 kg mjete shkencore.

“Curiosity” pritet të ulet në Mars në 5 gusht të vitit 2012.

mit/NOA

KOMENTE