Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA – BE, takim i nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë
English

SHBA – BE, takim i nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 27 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, është mikpritësi i takimit të nivelit të lartë SHBA-BE me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, raporton “Zëri i Amerikës”.

Kriza evropiane e borxheve ka të ngjarë të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar thuhej se Presidenti Obama dhe zyrtarët evropianë do të diskutojnë gjithashtu bashkërendimin e veprimeve të tyre ndaj Iranit dhe bashkëpunimin e tyre në mbështjetje të demokracisë dhe begatisë në Evropë dhe në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndër çështjet e tjera në rendin e ditës janë bashkëpunimi transatlantik në ruajtjen e rendit dhe kundërterrorizmin.

Ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë janë Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompui, Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barrozo dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së Kathrin Ashton.

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE u mbajt vitin e kaluar në Lisbonë të Portugalisë.

a.q/NOA/VOA

KOMENTE