Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 2 hajdutë profesionistë, arratiset pjesa tjetër e bandës
English

Arrestohen 2 hajdutë profesionistë, arratiset pjesa tjetër e bandës

Empoli, 27 nëntor 2011, NOA- Dy persona u prangosën për drogë dhe për rezistencë ndaj punonjësve publikë, të akuzuar edhe për vjedhje.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë ku njëri prej tyre përfundoi në polici pasi u gjet nën drejtimin e një makine të vjedhur, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij ia dolën të fshiheshin pavarësisht kërkimeve të gjata, e bashkëpunëtori tjetër u kap pak kohë më vonë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Fucechio, ku efektivët e policisë italiane ndaj të gdhire panë katër vetë në një makinë tip Audi të vjedhur në Padova.

Pasi pikasën se po i ndiqte policia katër personazhet e ngjarjes filluan të vraponin nëpër fushat aty pranë, ku tre u arratisën e njëri ra në duart e policisë.

Gjatë kontrollit në makinë u gjetën pajisje që ndihmonin për grabitje si trapan, çelësa kaçavidë, leva dhe kapuçë të zinj.

Për orë të tëra vijoi kërkimi i të arratisurve ndërsa në ndihmë për kapjen e tyre u përdorën edhe pajisje të forcave zjarrfikëse.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al i ndaluari është një 27 vjeçar shqiptar me iniciale H.R, ndërsa kërkimet vazhduan edhe në shtëpinë e këtij të fundit.

Gjatë këtij kontrolli u gjetën pajisje elektronike që përdoreshin për të organizuar vjedhjet 4 kompjutera, 1 kamerë, 2 aparate radiomarrëse, 4 telefona celularë dhe disa kopje çelësash të dyerve të blinduara, përveçse 30 gramë kokainë të vilat u shfaqën befas.

Mësohet se njëri nga të arratisurit ishte edhe një 24 vjeçar shqiptar me iniciale I.A i cili jetonte bashkë me të ndaluarin por që edhe ky përfundoi pas hekurave të burgut.

Ndërsa nga ana e policisë po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, u konkludua se nga të dhënat dy të ndaluarit ishin hajdutë profesionistë.

Sakaq makina me të cilën udhëtonin hajdutët tip Audi A6, e vjedhur më 15 nëntor në Mestrino iu kthye pronarit të ligjshëm.

a.y/NOA

KOMENTE