Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
City, Van Persie është zëvendësuesi i Tevez
English

City, Van Persie është zëvendësuesi i Tevez

Angli, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Me largimin e Tevez, skuadra e Manchester City është hedhur në kërkim të zëvendësuesit të tij dhe pikërisht në lidhje me këtë fakt drejtuesit e klubit po kërkojnë një sulmues të denjë për skuadrën e tyre.

Duke parë sulmin e skuadrës me lojtarë si Dzeko, Balotelli dhe Aguero, Manchester City bëhet e ditur se do të zëvendësojë argjentinasin me Robin van Persie.

Për talentin holandez, bazuar në atë çka shkruhet nga “Mirror”, është e gatshme oferta prej 35 milionë sterlinash, ose mbi 40 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në rast refuzimi nga ana e Arsenalit, atëherë alternativa e parë e teknikut italian Roberto Mancini është Ezequiel Lavezzi, lojtar që ka pëlqimin maksimal nga trajneri.

r.b/NOA

KOMENTE