Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fshehu drogë në kapakun e syzeve, kapet në port
English

Fshehu drogë në kapakun e syzeve, kapet në port

Vlorë, 27 nëntor 2011, NOA- Pasditen e sotme gjatë kontrollit në vijën e parë të automjeteve që do të niseshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi nga punonjësit e policisë është konstatuar që automjetin e markës Wolksvagen Polo me targa GG 657 BP, ta kalojnë për një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, brenda një kapaku syzesh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i ngjashëm me atë të llojit “Cannabis Sativa” prej 37.5 gramë.

Si zotërues i lëndës narkotike u prangos 20 vjeçari Andi Dede, banues në lagjen “Partizani” Vlorë, nën akuzën për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE