Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bisha: Ndaj Dalipit padi në Gjykatë
English

Bisha: Ndaj Dalipit padi në Gjykatë

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Bashkia e Tiranës ka falenderuar qytetarët e Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, që pa dallim bindjesh politike u bashkuan në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al ka qenë zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha e cila u shpreh për mediat se, “Fatkeqësisht kjo frymë festë dhe bashkimi po përballet me avazin e vjetër të përçarjes dhe konfliktit politik që Edi Rama i verbuar nga xhelozia për atmosferën në Tiranë, ju rikthye sërish dhe zhgënjyeshëm. Akuzat absurde dhe qesharake janë thjesht dhe vetëm shpifje që u lëshuan si rrjedhojë e këtij mllefi. Edhe pse zoti Aldrin Dalipi ishte vetëm zëdhënës i xhelozisë dhe mllefit të zotit Rama, e informojmë se ndaj tij do të depozitojmë në Gjykatë një padi për shpifje”.

Në përfundim Bisha ka siguruar qytetarët se këto akuza qesharake nuk do të pengojnë aspak përgatitjet e Bashkisë për t’i dhënë Tiranës një atmosferë të veçantë festive në këtë fundviti.

a.y/NOA

KOMENTE