Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrihet në parim marrëveshja Kosovë - Serbi
English

Arrihet në parim marrëveshja Kosovë - Serbi

Bruksel, 2 dhjetor 2011, NOA - Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”.

Më tutje në intervistën për RTK-në ajo vlerësoi se kjo është një “ngjarje e madhe”.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sotBruksel. Ndërmjetësues në këtë dialog është Bashkimi Evropian.

Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, “janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”.

Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tash pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.

a.q/NOA/RTK

KOMENTE