Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Charlize Theron: Sa e lumtur jam për jetën e pasur që bëj
English

Charlize Theron: Sa e lumtur jam për jetën e pasur që bëj

SHBA, 2 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - E pranon me lehtësinë më të madhe faktin se ndihet tepër e lumtur që është e famshme, me shumë fat dhe shumë para për të shpenzuar në portofolin e saj.

Charlize Theron për faqet e Gioia ka rrëfyer: “Kam një jetë të pasur dhe të lumtur, plot me gjëra të bukura. Fluturoj gjithmonë në klasin e parë dhe hotelet që zgjedh janë të shkëlqyer. Me pak fjalë mund të them se nuk kënaqem lehtë më gjërat e thjeshta”.

Aktorja në krahasim nga shumë personazhe të tjerë të famshëm televizivë dhe sidomos ata të Hollivudit ndryshon dhe këtë fakt ajo e pranon, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ndaj aktorja e famshme ka pohuar: “Shumë persona kanë Ferrari apo dhe jaht, ndërsa unë nuk kam blerë asnjërën prej tyre pasi nuk e shoh si një diçka të nevojshme, pavarësisht se më pëlqen të bëj xhiro me të dyja. Nuk bëj të tilla blerje sepse nuk më pëlqen të jem e varur nga diçka e tillë”, pohon aktorja famozie.

Kurse më tej ajo shton: “Duhet të jesh i sinqertë me vetveten dhe të kuptosh se çfarë lloj jete dëshiron të bësh. Jo të gjithë duam të njëjtat gjëra dhe është pikërisht kjo çka e bën interesante këtë botë”,- përfundoi Charlize.

r.b/NOA

KOMENTE