Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Redoni” sekuestron punishten e pijeve alkoolike
English

“Redoni” sekuestron punishten e pijeve alkoolike

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Redoni” bëri sekuestrimin e një punishteje me pije alkoolike e paliçensuar dhe që prodhonte pije të rrezikshme për shëndetin.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, si rrjedhojë e këtij operacioni u prangos Fatmir Haka, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili u bllokua në afërsi të urës Vasil Shanto, me një sasi pijesh alkoolike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u sekuestrua një punishte me aparatura dhe një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike si dhe esenca të ndryshme që përdoreshin për prodhimin e pijeve të ndryshme alkoolike kryesisht konjak.

Mësohet se kjo punishte ndodhej në rrugën “Robert Zhvarts" në kryeqytet, ku sasia e pijeve alkoolike u sekuestrua në cilësinë e provës të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e konsumatorit.

Sipas policisë thuhet se ky aktivitet, ushtrohej në mënyrë të paliçensuar dhe të pa regjistruar në organet tatimore, duke ju shmangur kështu detyrimeve tatimore.

a.y/NOA

KOMENTE