Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në Fier, policia: Të plagosurit jashtë rrezikut
English

Vrasja në Fier, policia: Të plagosurit jashtë rrezikut

Fier, 1 dhjetor 2011, NOA – Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e një 40 vjeçari në orët e mbrëmjes. Sipas komunikatës zyrtare, rreth orës 17.40, në lagjen “11 Janari”, përballë ish “Hotel Vjosa”, ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Spartak Spaho,40 vjeç,banues në Fier.

Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, shërbime të tjera të Policisë si dhe grupi hetimor, shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes, për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proceduriale.

Nga hetimet e deritanishme, pranë vendit të ngjarjes, si pasojë e të shtenave, kanë mbetur të plagosur lehtë dy kalimtarë të rastit, të cilët pasi morën ndihmën e parë mjekësore, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë.

a.q/NOA

KOMENTE