Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohen në port 4 kg drogë, në pranga Besian Bregu
English

Bllokohen në port 4 kg drogë, në pranga Besian Bregu

Vlorë, 6 dhjetor 2011, NOA- Një 23 vjeçar nga qyteti i Fierit është ndaluar në port, pasi iu gjetën dhe bllokuan 4 kilogramë drogë e llojit “Cannabis sativa”.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, gjatë një kontrolli të imtësishëm në autobuzin e linjës Fier-Firenze me targa FR 6184 D është gjetur një çantë me 4 kilogramë drogë, e cila nga verifikimet ka rezultuar se i përkiste Besian Bregut, lindur dhe banues në lagjen “Liri” Fier.

Lënda narkotike e gjetur ishte shpërndarë në katër pako të mbështjella me ngjitës natriban me ngjyrë kafe, ndërsa Breu përfundoi në rajonin e policisë.

Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë.

a.y/NOA

KOMENTE