Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Rikthimi II” vë në pranga tutorin, shiste 17 vjeçaren si prostitutë
English

“Rikthimi II” vë në pranga tutorin, shiste 17 vjeçaren si prostitutë

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Rikthimi II” bëri të mundur arrestimin e një 22 vjeçari i cili dyshohet të ketë shfrytëzuar si prostitutë një vajzë 17 vjeçare.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se Denis Dervishi ishte vënë nën objektivin e uniformave blu, duke u mbajtur nën mbikëqyrje të fshehtë për 6 muaj dhe në vijim të vëzhgimit rezultoi se 22 vjeçari ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 17 vjeçaren me iniciale R.L, me banim në Tiranë.

Mësohet se krahas tij në polici u shoqërua edhe vajza, ndërsa të dy u pikasën në

rrugën “Gani Domi”, në lokalin e shfrytëzuesit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 copë fishekë model 56, një krehër model 56, tre telefona celularë dhe një motorr.

a.y/NOA

KOMENTE