Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Civil, politikës: Punoni për vendin, që historia të mos ju dënojë
English

Kuvendi Civil, politikës: Punoni për vendin, që historia të mos ju dënojë

Tiranë, 11 dhjetor 2011, NOA – Duke falenderuar delegacionin e Parlamentit Europian, të drejtuar nga eurodeputeti Eduard Kukan për sugjerimet dobiprurëse për Shqipërinë dhe shqiptarët, Kuvendi Civil deklaroi sot se mesazhi i Evropës ishte i qartë: “Mos i hidhni fajet njëri-tjetrit; Punoni për të ardhmen e vendit dhe Realizoni një dialog serioz në të mirë të shqiptarëve”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryetari i "Kuvendit Civil" Dritan Brokanjë prononcim për mediat tha se duhet që vetë evropianët të zbarkonin në Tiranë në mënyrë që të dilte në pah mashtrimi publik i politikës shqiptare.

Kuvendi Civil i bën apel politikës shqiptare të zbatojë porositë e Evropës në mënyrë që vendi të fitojë shansin e fundit për t’u bërë pjesë e saj; të ndalojnë mashtrimin publik dhe të bashkëpunojnë me maturi në të mirë të interesave të shqiptarëve.

Sipas kuvendit Civil ky është një shans i fundit për politikanët, në mënyrë që t’i shpëtojnë dënimit historik.

mit/NOA

KOMENTE