Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nano shpall kandidaturën për President
English

Nano shpall kandidaturën për President

Londër, 11 Dhjetor 2011 - Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka shpallur sot publikisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012. Në një intervistë për “Top-Channel”, i pyetur për kandidaturën ai shprehet se oferta e tij për kandidimin do të përpiqet të gjej mbështetje në të dy kampet pa dëmtuar integrimin e vendit. “Unë dhe oferta që ju e shprehet në mënyrën tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian, nisën të mbrojnë lojtarët respektive, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, qe blloki dy here rresht kerkesen e Shqiperisë, për tu futur në rrugën e antarësimit të plotë”, u shpreh Nano. Ish-kreu i PS-së ka folur dhe për marrëdhëniet me Edi Ramën dhe aktorët e tjerë të politikës shqiptare. Pas pak Agjencia e Lajmeve NOA do të publikojë të plotë intervistën e ish-kryeministrit Nano. Intervista e Nanos është dhënë në Londër, ku ai ndodhej me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës ku ka folur për Shqipërinë.

KOMENTE
  • patosi02:43 - 12 Dhjetor 2011
    atehere shqiperine e ka mare lumi fare ,rotullohu e prap ne vend,kane tru ne koke ky milet apo jo