Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-kancelari Helmut Kohl vlerëson lirinë e Kosovës
English

Ish-kancelari Helmut Kohl vlerëson lirinë e Kosovës

Berlin, 13 dhjetor 2011, NOA - Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ka vlerësuar përpjekjet e popullit të Kosovës për shtetin e tyre të ri. Deklarata e Kohl u bë gjatë një takimi pritës me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Ky i fundit zhvilloi një vizitë private në shtëpinë e ish-kancelarit të mirënjohur gjerman në qytetin e Ludvigshafen.

Ambasadori Mirdita ka theksuar se ka arritur që të dëgjojë nga Kohl analizën mbi gjurmët e lëna në historinë moderne të kombit gjerman, bashkimin e dy Gjermanive, por edhe për politikat aktuale që po udhëheq BE.

Kohl ka trajtuar edhe çështjen e Kosovës duke dhënë vlerësimet dhe sugjerimet e tij mbi rrugën që duhet ecur vendi.

Kohl ka vlerësuar lartë përpjekjet e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe për të ndërtuar shtetin demokratik. Ish-kancelari gjerman ka përshëndetur politikat që po zhvillon vendi në përmbushjen e detyrimeve për të qenë pjesë e familjes evropiane, por nga ana tjetër ka drejtuar kritika mbi politikat e zgjerimit të Evropës së bashkuar, duke shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor që moti duhej të ishin pjesë e familjes evropiane.

Kohl ka paralajmëruar se së shpejti me gjithë dëshirë do të kishte dashur të vizitonte Kosovën. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe deputeti i CDU-së në Bundestag, Philip Missfelder.

NOA

KOMENTE