Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shitja e “Albetrol”, debat në Kuvend
English

Shitja e “Albetrol”, debat në Kuvend

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA – Ka nisur disa minuta më parë seanca e Kuvendit. Deputetët do të zgjedhin Kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe do të votohen një sërë ligjesh. Seanca ka nisur me debatin mbi ligjin për shitjen e aksioneve të kompanisë shtetërore “Albtelekom” në masën 100 për qind. Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço tha në fjalën e tij se ligjin synon një shfrytëzim më të mirë të gjithë pasurive të kësaj kompanie.

Ai u shpreh se ndërmarrja me 4 mijë punëtorë do të jetë më efektive në punë. Veç ligjit për shitjen e Albtelekom, në Kuvend ka dhe një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në rend dite është edhe projektligji “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe një shtesë në ligjin “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Për noterinë”, si dhe disa shtesa në ligjin “Për arsimin e lartë.

Në fund të seancës është planifikuar edhe një interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade.

a.k/NOA

KOMENTE