Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Havel, lideri vizionar që ndryshoi sistemet e ngurta
English

Topi: Havel, lideri vizionar që ndryshoi sistemet e ngurta

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij çek, Vaslav Klaus, për ndarjen nga jeta të e ish-presidentit të parë postkomunist të Çekosllovakisë dhe më pas të Çekisë, Vaslav Havelit.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit vlerëson profilin e liderit çek dhe thekson se ai është një motiv frymëzimi. “Emri i shkrimtarit disident, aktivistit për të drejtat e njeriut, politikanit Havel do të mbetet jo vetëm në kujtesën e popullit çek, por edhe të historisë botërore si modeli i një lidershipi vizionar, të moderuar dhe të aftë të ndryshojë sisteme të ngurta, totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë, duke u kthyer kështu në një burim frymëzimi dhe referimi në ato vite tepër të rëndësishme të fundshekullit të XX”, shprehet kreu i shtetit.

Ai thekson dhe rëndësinë që ka Havel për shqipëtarët. “Me një imazh të tillë, Vaslav Haveli do të kujtohet gjithnjë dhe nga shqiptarët, një popull, i cili ka dalë nga izolimi më i thellë dhe dramatik në Evropën Lindore, por që sot po ndërton dhe konsolidon demokracinë dhe aspiron integrimin në familjen e madhe evropiane”, shprehet kreu i shtetit.

a.k/NOA

Në foto: Ish-Presidenti Havel dhe kreu i shtetit shqiptar Bamir Toi (arkiv)

KOMENTE