Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Varros të gjallë të fejuarën, lirohet me anë të unazës
English

Varros të gjallë të fejuarën, lirohet me anë të unazës

Londër, 21 Dhjetor 2011, NOA - Fillimisht e ka lidhur të fejuarën dhe më pa e ka mbyllur atë në një kuti kartoni, duke e varrosur të gjallë në një pyll në Yorkshire.

Gruaja ka shpëtuar falë unazës së saj të fejesës duke u liruar nga kurthi që mund ti kushtonte jetën.

Momentalisht ai, Marcin Kasprzak, është shpallur si fajtor me akuzën e tentimit për vrasje në drejtim të Michelina Lewandowska, nga një juri e Leeds në Britaninë e Madhe.

Të dy, emigrantë nga Polonia, së bashku kishin dhe një fëmijë dhe jetonin prej kohësh.

Dhuna e tmerrshme, që kujton një kapitull të sagës së famshme “Kill Bill”, është vënë në akt nga bashkëshorti, i cili është rrëfyer vetë në sallën e gjyqit, duke pohuar se diçka të tillë e kishte bërë pasi e fejuara e tij e mërziste jashtë mase.

Kasrzak u mbrojt duke thënë se nuk kishte ndërmend të vriste gruan e tij, por vetëm ta trembte atë.

“Vetëm mendimi për djalin më ka dhënë forcë për të shpëtuar”, - ka deklaruar gruaja e re duke rrëfyer për ato momente.

r.b/NOA

KOMENTE