Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Igli Totozani betohet si Avokati i Popullit
English

Igli Totozani betohet si Avokati i Popullit

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA – Juristi Igli Totozani është miratuar sot në Kuvendin e Shqipërisë si Avokati i ri i Popullit, ku pas votimit ai edhe u betua, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në votimin e fshehtë, kandidatura e Igli Totozanit, e vetmja për postin e Avokatit të Popullit, i propozuar nga Partia Socialiste u miratua me 127 vota pro dhe 2 vota kundër, duke bërë bashkë votat e mazhorancës dhe opozitës, ashtu siç kishte premtuar edhe vetë kryeministri.

Juristi Igli Totozani u miratua nga Kuvendi pasi emri i tij kaloi me shumicë votash në Komisionin e Ligjeve, mesditën e të mërkurës, ku juristi ishte thirrur për t’u prezantuar para deputetëve të komisionit.

Avokati i Popullit Igli Totozani para se të miratohej në këtë post premtoi se do të udhëhiqej në punën e tij vetëm nga drejtësia dhe se do të punonte fort për një institucion të pavarur politikisht, në mbrojtje të interesave të popullit.

Mazhoranca e cilësoi Totozanin si një zgjedhje politike të PS-së, por deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë vlerësim të deputetëve të djathtë, duke thënë se Igli Totozani nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e Partisë Socialiste.

Pas votimit Avokati i Popullit Igli Totozani u betua para deputetëve të Kuvendit se do të respektojë ligjin, duke marrë pas betimit edhe urimet për një punë të mbarë gjatë mandatit të tij, nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pedagogu i Drejtësisë dhe analisti për çështjet juridike, Igli Totozani, ka një përvojë disa vjeçare në fushën e Jurisprudencës, për të cilën është laureuar edhe në Gjenevë të Zvicrës.

mit/NOA

KOMENTE