Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Kosovës dështon në objektivat për 2011
English

Qeveria e Kosovës dështon në objektivat për 2011

Prishtinë, 25 dhjetor 2011, NOA – Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbërritja e 2012-ës, Qeveria e Kosovës duket të mos i ketë përmbushur objektivat e saj për vitin 2011, sa i përket tri prioriteteve strategjike: rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë dhe kohezionin social.

Një pjesë të madhe të këtyre prioriteteve qeveria e Kosovës synon t’i finalizojë në 2012-n, shkruante sot gazeta kosovare “Koha Ditore”.

Sipas gazetës prioritetet e qeverisë ishin të njëjta që nga viti i kaluar dhe ishin në planin e punës për 2011-n.

Madje gazeta thotë se ato ishin të ngjashme me prioritetet e 2009-s, të përshkruara edhe në programin qeverisës.

Në prioritetin e parë, objektiv të parë Qeveria kishte vënë zhvillimin e infrastrukturës në fushën e transportit.

Qeveria duket se i është përmbajtur planifikimit të ndërtimit të autostradës R-7 Morinë-Merdar, dhe përkatësisht vazhdimit të punimeve në segmentet 1-2-3-4 Vërmicë-Prizren-Suharekë-Dule, me gjatësi 42 kilometra.

Por, në këtë prioritet, sikundër shkruan gazeta, hyn edhe përgatitja dhe definimi i modelit të financimit për fillimin e ndërtimit të autostradës R-6, Prishtinë-Han i Elezit, gjë që nuk është kryer ende.

Rritjen ekonomike, Qeveria e kishte menduar edhe nëpërmjet “furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike”, madje ishin bërë planifikime të rritjes së kapaciteteve të prodhimit. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, përgjegjëse për koordinimin e punëve të ministrave në sektorë të ekonomisë, ka pranuar dështimin në këto pika, ndërkohë që ka bërë edhe arsyetimin e këtij dështimi.

Dhe sikundër pritej, qeveria ka premtuar se vitin e ardhshëm gjërat do të lëvizin për të mos lënë vetëm në letër premtimet e vitit të shkuar.

mit/NOA

KOMENTE