Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC Mesazhe shprese për fëmijët e shkollës Luigj Gurakuqi
English

AMC "Mesazhe shprese" për fëmijët e shkollës "Luigj Gurakuqi"

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA- AMC organizon për të katërtin vit radhazi “Mesazhe shprese”. Siç është bërë traditë, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të mbledhura nga SMS që dërgojnë abonentët natën e Vitit të Ri, nga ora 20:00 e 31 dhjetorit deri më 08:00 të 1 janarit, do t’i dhurohen një institucioni që kujdeset për fëmijët. Këtë vit do t’i dhurohen shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”, shkollë për nxënësit me aftësi të kufizuar, të moshës 6-18 vjeç. AMC fton abonentët e vet të dërgojnë urimet e Vitit të Ri me SMS dhe t’u japin gëzim njerëzve në nevojë.

Në vitet e mëparshme fondet e kësaj fushate ndërgjegjësimi u janë dhuruar organizatave që merren me fëmijët autikë, Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Pediatrik dhe Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë.

“Mesazhe shprese” është pjesë e angazhimit social të AMC, që synon të ndihmojë dhe mbështesë ata që kujdesen për fëmijët në nevojë në gjithë Shqipërinë.

a.y/NOA

KOMENTE